Sot u zhvilluan përballjet e para të javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e javës së parë pranverore, skuadra e Shkëndijës shënoi fitore në transfertë, duke mundur Akademia Pandevin me 2-1 në stadiumin “Mladost” në Strumicë. Vendasit shënuan të partë përmes Milovaniviqit, para se Alimi të barazojë shifrat në 1-1, ndërsa Agim Ibraimi shënoi nga penaltia.  Në përballjet e tjera, FC Shkupi mundi Borecin me 2-0 falë golve të Muharem Bajramit dhe Besar Isenit. Ndërkohë fitore në transfërtë me 1-0 shënuan Sileksi dhe Rabotniçki, të cilët arkëtuan 3 pikë në terrenin në Tetovë dhe Strugë.

 

Liga e Parë – Java 19

Vardari 3-1 Makedonija Gj.P.

Akad. Pandev 1-2 Shkëndija

FC Shkupi 2-0 Boreci

Renova 0-1 Sileksi

Struga Trim Lum 0-1 Rabotniçki

Loading...

Shpërndaj me

Loading...