Në mbrëmjen e sotme u luajtën edhe sfidat e tjera kualifikuese për “Euro 2020”, teksa Franca e cila është edhe në grupin e Shqipërisë, luajti ndaj Andorrës dhe fitoi me 3-0. ‘Gjelat’ janë favoritë absolute për të triumfuar, për t’i dhënë vazhdimësi edhe triumfit të kaluar me kuqezinjtë, ndërsa udhëheqin grupin me 15 pikë, po aq sa Turqia. Ndërkohë, Turqia luajti në transfertë ndaj Moldavisë ku arritën të fitojnë 0-3. Në fushë zbritën edhe kampionët e Europës në fuqi, Portugalia të cilët mundën Lituaninë 1-5 nga ku, 4 gola i realizoi Ronaldo. Ndërkaq, Mali i Zi u mund në shtëpi nga Çekia 0-3.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...