Gëzimin për festën e Fitër Bajramit nuk mund ta shpreh askush më bukur se fëmijët. Sytë dhe lëvizjet e tyre shfaqin emocionet e festës, ndërkohë që njëri pas tjetrit tregojnë për dhurata e mara për këtë ditë dhe vizitat familjare.

Në këtë festë të rëndësishme, mesazhe urimi nuk dërgojnë vetëm besimtarët myslimanë. Familjes Fazliu i erdhën edhe shumë urime nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përkatësive të tjera fetare.

Ndërkohë, për zonjën e shtëpisë të familjes në fjalë, përgatitjet për Festën e Bajramit ishin pak të vështira por me dëshirë që çdo gjë të duket e përkryer për këtë ditë.

Festa e Fitër Bajramit po vazhdonte për mrekulli derisa moti nuk u përkeqësua dhe filluan reshjet e dendura të shiut.

Melihate Rustemi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...