Në Ministrinë e Bujqësisë sot janë firmosur kontratat për mbështetjen e bujqve të rinj. Gjithsej janë lidhur 102 kontrata me vlerë minimale prej 10.000 euro. Kjo ishte thirrja e dytë ku bujqit e rinj mund të marrin fonde financiare pa kthim dhe deri më tani janë lidhur gjithsej 526 kontrata.

Të rinjtë në viset rurale janë prioriteti ynë kryesorë dhe punojmë me përkushtim për një mbështetje më të madhe. Vetëm të theksoj që me ndryshimet e fundit që i bëmë në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i kemi rritur fondet financiare nga 10 mijë në 20 mijë euro. Thirrja e radhës do të kap vlerë prej 20.000 euro- deklaroi Trajan Dimovski- Ministër i Bujqësisë

Vetëm me investime tek të rinjtë, mund të ndikojmë që të rinjtë të mos largohen nga shteti. Agjencia edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdoj të zbatojë masa dhe programe me grante, që do të ofrojnë kushte të volitshme për sektorin vendor bujqësor dhe hapjen e vendeve të reja të punës- tha Nikollçe Babovski- drejtor i Agjencisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...