Janë luajtur 3 ndeshje të Kupës së Italisë aty ku kualifikimit të Kremonezes ndaj Empolit, i janë bashkuar edhe Xhenoa e Fiorentina. Skuadra e Xhenoas ka mundur me rezultatin 3-2 Askolin duke rrezikuar jo pak. Xhenoa duhet t’i falet talentit Pinamonti i cili ka arritur të shënojë dy gola në këtë ndeshje. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 14 dhe në të dytën, miqtë kanë përmbysur me anë të Beretës dhe autogolit të Krishitos. Pikërisht Krishito ka qenë ai që ka arritur të barazojë rezultatin në 2-2 ndërkohë që pak minuta para fundit ka shënuar Pinamonti edhe golin e tretë. Fiorentina ka mundur me rezultatin 2-0 Çitadelën. Megjithëse me shumë ndryshime dhe eksperimente në rreshtim, skuadra nga Firence nuk ka pasur probleme dhe ka menduar Benasi për të kualifikuar skuadrën e tij me dy gola të shënuar. Fiorentina luan në turin tjetër kundër Atalantës ndërkohë që Lacio përballet me Kremonezen.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...