Në  seancën e sotme të Komisionit për Çështje Evropiane në rend dite ishte propozim-ligji për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Edhe pse në lexim të parë opozita dha vetëm një votë kundër këtij propozim-ligjit, e njëjta tha se propozimi ka shumë pika të dobëta sa i takon transparencës rreth përzgjedhjes së furnizuesit. Kritikat e opozitës ishin edhe rreth zvogëlimit të rolit të Byrosë për Prokurime Publike, në disa aspekte të kontrollimit. Por, zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi, tha se ky është një ligj i ri specifik, përmes të cilit synohet mënjanimi i vërejtjeve që Bashkimi Evropian i drejton vendit që nga viti 2014.

Mendojeni njëherë, ligji është propozim i Ministrisë së Financave, është vendosur si pikë në seancën  e Komisionit për Çështje Evropiane, ndërsa ka të bëjë me Prokurimet Publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. 11:01 Në këtë ligj keni shumë pika të dobëta  sa i takon transparencës dhe kontrollimit. Mendoj se Ministria e Financave ka proces shumë të komplikuar për Prokurime Publike, në krahasim me institucionet tjera- deklaroi Emil Dimitriev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për shkak se kemi të bëjmë me një ligj të ri specifik, I cili deri tani nuk ka qenë aspak I sjellë nga ana e Kuvendit dhe ne si shtet. Që nga viti 2014 kemi pasur  vërejtje nga Unioni Evropian, të gjitha dilemat që I paraqiti deputeti, për limitet, për mënyrën e përzgjedhjes së furnizuesit publik, për anekset shtesë, nga shërbimet jemi informuar se janë eksponuar të gjitha elementet që kërkohen konform direktivës së Bashkimit Evropian- tha Shiret Elezi – zëvendës ministër e financave.


Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...