Shpenzimet dhe borxhet e komunave edhe më tej mbeten sekret për qytetarët. Debitorët më të mëdhenj për të cilët shteti siguron çdo vit para shtesë, për shlyerjen e borxheve nuk hynë në ueb faqen “Financa të hapura”. Qytetarët prej sot përmes kësaj ueb faqe, do të kenë qasje në të gjitha pagesat e bëra nga institucionet shtetërore dhe marrësit e mjeteve.

Para prezantimit, kam biseduar me kryetarin e BNJVL-së, i cili është edhe kryetari i Shkupit, ai na premtoi dhe besoj se ai do të ketë takime pune me Ministren e Financave këto ditë. Për shkak se bëhet fjalë për detyrim ligjor, por nuk mjafton vetëm ligji, duhet të ketë edhe vullnet, që duhet të konfirmohet nga këshilli i komunës. BNJVL me të vërtetë inicioi, sa më shpejtë komunat t’i bashkohen platformës – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së.

Aktualisht, në ueb faqe mund të kontrollohen rreth 12.6 milion transaksione nga Llogaria e buxhetit, nga viti 2010 deri sot. Llogaritë e hollësishme të të gjitha shpenzimeve të ministrive, gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të tjera shtetërore do të jenë në dispozicion përmes bazës së të dhënave.

Sot këtu ka përfaqësues të mediave, të cilat disa vjet më parë pyesnin, sa është borxhi publik dhe nuk merrnin përgjigje. Tani ky është një raport tremujor, që publikohet rregullisht nga Ministria e Financave. Kjo qeveri dhe ministria e financave kanë treguar se nuk fshehin dhe nuk kanë asgjë për të fshehur – u shpreh Nina Angelovska, ministre e financave.

Sipas VMRO-DPMNE-së, platforma e re Financa të hapura, është një kuazi projekt. Nëse pushteti dëshiron të mburret me transparencë, së pari duhet të thotë për çfarë i shpenzoi 700 milion euro, aq sa është rritur borxhi publik i vendit.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...