Ka shume filma ndër të cilët bën pjesë edhe kategoria e filmave horror, të cilët kanë një qëllim të vecantë për të përcjellë një ndjenjë frike dhe ankthi të theksuar tek shikuesi, i cili gjatë filmit perjeton ngjarjet sikur te ishte vete personazhi kryesor. Ana pozitive e filmave horror është se shpeshhere fundi është i lumtur dhe verteton faktin se asnje nga ngjarjet e filmit nuk ekziston, duke neutralizuar edhe frikën e madhe qe krijohet fillimisht. Audiencat specifike dhe qasja ndaj tyre e bëjnë filmin horror edhe më të veçantë. Më poshtë do ju rëndisim 10 filmat më të mirë horror të cilat janë të bazuara në ngjarje dhe histori të vërteta.

  1. The Conjuring (2013) – Hetuesit e paranormales, Ed dhe Lorraine Warren punojnë të ndohmojnë një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët në shtëpinë e tyre në fshat.
  2. The Cabin in the Woods (2012) – Pesë shokë shkojnë për pushime tek një kabinë në një pyll ku duhet të zbulojnë të vërtetën për kabinën në të cilën ata kanë shkuar.
  3. Insidious (2010) – Një familje përpiqet të pengojë shpirtrat e këqinj që mos ta kapin djalin e tyre në komë në një vend të quajtur ‘The Further’.
  4. Insidious (2010) – Një familje përpiqet të pengojë shpirtrat e këqinj që mos ta kapin djalin e tyre në komë në një vend të quajtur ‘The Further’.
  5. SAW (2004) – 7 pjesët me personazhin kryesor me emrin Jigsaw, janë sa të frikshme aq edhe të bezdishme, pasi njerëzit që ai i zgjedh për t’i torturuar duhet të ndjekin disa rregulla nëse duan të mbijetojnë dhe të fitojnë lojën e vdekshme që është caktuar për ta.
  6. SCREAM (1996) – Pjesa e parë e françizës tre-pjesëshe na ka prezantuar me ‘Ghostface’, vrasësi i cili komunikonte me viktimat e tij të radhës në telefon. Këtu një grup të rinjsh shihen duke folur për skenat e filmave horror, derisa  fillojnë t’i përjetojnë edhe vetë gjithë ato skena.
  7. A Nightmare on Elm Street (1984)– Të gjithë kanë dëgjuar për Freddy Krueger, njeriun e frikshëm që i tmerronte të rinjtë gjatë gjumit. Këta të rinj duhen me çdo kusht të mos flenë se nëse janë të zgjedhur dhe i zë gjumi, nuk do të zgjohen më gjallë.
  8. The Evil Dead (1981) – Pesë shokë udhëtojnë drejt një kabine në pyll, kur aksidentalisht lirojnë djajtë të cilët i posedojnë trupin. Edhe këtij filmi i është bërë një ripërpunim i cili ka dalë në vitin 2013.
  9. CARRIE (1976) – Po ashtu një nga klasikët e filmave horror, të cilit në vitin 2013 i është bërë edhe një version më i ri. Një vajzë 17 vjeçare e abuzuar zbulon se ka aftësinë e telekinezës dhe e zbulon në natën e maturës ku i kanë bërë një kurth poshtërues.
  10. The Exorcist (1973) – Një nga klasikët e filmave horror, filmi që ka marrë kritikat më të mira për zhanrin e vet. Kur një vajzë adoleshente pushtohet nga një qenie misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë nga dy priftërinj për ta shpëtuar vajzën e saj.

Shpërndaj me