Treni subsonik, ose hiperlup, nuk bën të ëndërrojnë vetëm miliarderët si Elon Musk apo Richard Branson, në fakt një rajon i vogël në perëndim të Francës përgatitet të krijojë pistën më të gjatë të testeve për këtë projekt që do t’i bënte udhëtarët të lëviznin me më shumë se 1 000 kilometra në orë, duke iu afruar shpejtësisë së zërit.

“Transpod, një sipërmarrje kanadeze që punon me zhvillimin e teknologjisë hiperlup në Europë, do të paraqesë të premten një kërkesë për leje ndërtimi pranë prefekturës së Hot-Vjenë”, thotë Sebastien Gendron, bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i sipërmarrjes së Torontos, ku gjendet selia qendrore e kompanisë.

Sekreti i këtij treni super të shpejtë, qëndron në qarkullimin me kapsula të presuara, ose “pod”, në tuba me presion të ulët për të eleminuar fërkimin aerodinamik dhe t’i afrohet murit të shpejtësisë së zërit.

Shpërndaj me