Nga sot, edhe zyrtarisht Lista e votuesve është në shqyrtim publik. Janë regjistruar 1.850.700 votues. Paralelisht filloi edhe paraqitja e qytetarëve të diasporës, të cilët dëshirojnë të votojnë në referendumin e ardhshëm në shtator. 19 mërgimtarë e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre dhe janë paraqitur për të votuar. Megjithatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ngre supet për parregullsitë, e që janë ende në listën e zgjedhësve. Në këtë akt, ende figurojnë persona të vdekur, votues të regjistruar në adresa jo-ekzistuese madje edhe votues me identitet të vjedhur. I pyetur se si KSHZ-ja do t’i heqë këto anomali deri më 23 gusht, ata u përgjigjën se vetëm qytetarët mund të tregojnë nëse personi i vdekur është në listë dhe pastaj ta paraqesin, sepse KSHZ-ja nuk mund të reagojë kokë më vete.

Tani në këtë periudhë, i ftojmë qytetarët që intensivisht ta shqyrtojnë listën e votuesve dhe të paraqesin kërkesë për ndryshime të të dhënave. I përmendët personat e vdekur. Nëse ka persona të vdekur të regjistruar në listën e zgjedhësve, në atë rast ndonjë anëtar i familjes së tyre mund të paraqesë një kërkesë për fshirjen e të dhënave duke dorëzuar një dokument adekuat” u shpreh Ljupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Edhe njësitë rajonale të KSHZ-së nga sot janë vënë në funksion. Atje qytetarët personalisht mund të kërkojnë korrigjim në listën zgjedhore. Ne ishim në zyrën e KSHZ-së në Qendër na pritën dy nëpunëse, në barakat e shkatërruara të komunës Qendër. Zyra për shqyrtim gjendet në dy dhoma të vogla pune brenda barakave të shkatërruara të komunës Qendër.

“Njësia rajonale e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Qendër është e mbyllur. Objektin për muaj të tërë askush nuk e mirëmban, ndërsa çati tashmë ka filluar të bie. Që nga mëngjesi këtu për shqyrtim ka ardhur vetëm një person”.

Alsat M disa ditë më parë kontrolloi emrat e votuesve të kontestuar, të cilët qarkullojnë në listën e zgjedhësve disa cikle paraprake zgjedhore. Ende të drejtë votimi kanë personat që janë të regjistruar në objekte jo-ekzistuese ndërsa sipas listës aktuale të referendumit të ardhshëm, mund të votojë ish-kreu i DSK-së, Goran Gruevski, por edhe Vladimir Varelov, identitet që ish agjenti i inteligjencës e vodhi nga kolegu i tij një polic.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me