Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë siç raportoi gazetari jonë nga Kuvendi, gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’ju drejtohet kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese. Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.

 


Filloi seanca kuvendore për ndryshimet kushtetuese

Para pak çastesh ka filluar seanca kuvendore për ndryshimet kushtetuese.

Amendamentit i propozuar nga grupi i deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja nuk u pranua nga ana e Qeverisë. Propozuesit kërkuan që të dëgjojnë nga qeveria arsyet se pse nuk pranohet amendamenti i tyre.

Elizabeta Kançeska Milevska gjatë fjalimit të saj theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të bart përgjegjësi për shkak të mospjesëmarrjes së saj në këtë siç u shpreh ajo moment shumë të rëndësishëm për vendin, për ardhmërinë euroatlantike të vendit.

“Tradhtarë nuk ndjehemi në asnjë moment, as më herët e as tani. Tradhtarë janë ata që ikin nga problemet dhe ata të cilët interesat e tyre i vënë mbi shtetin”, tha Kançeska – Milevska.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...