Mançester Siti mund t’i ketë thënë tashmë lamtumirë përfundimisht titullit kampion në Premier Ligë, por situata është akoma më e tmerrshme për trajnerin spanjoll të “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Kreu i pankinës së kampionëve në fuqi, pas disfatës së të shtunës në derbin ndaj Mançester Junajted, me Siti që numëron vetëm 32 pikë në 16 ndeshje, 14 më pak se Liverpuli në krye të klasifikimit, po jeton fillimin më negative të një sezoni në historinë e karrierës së tij si trajner. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Guardiola me skuadrat e udhëhequra deri tani: Barcelona, Bajern Munih dhe Mançester Siti të grumbullonte më vetëm 32 pikë në 16 ndeshjet e para sezonale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...