Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë për të informuar rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë, tha se përveç gruas që tashmë është identifikuar me koronavirus po merren masa për të gjetur personat me të cilët ajo ka udhëtuar nga Italia për në Maqedoni. Ai tha se pacientja e prekur nga koronavirusi është në gjendje stabile dhe se nuk ka nevojë as për frymëmarrje artificiale. Pacientja tashmë e izoluar ka udhëtuar me 8 persona të tjerë me një furgon të ardhur nga Italia, 4 prej të cilëve janë nga Shkupi,në dy lokacione të ndryshme, dhe janë komshinj me njëri-tjetrin dhe 5 të tjerë janë nga Strumica, në tre lokacione të ndryshme, dhe të gjithë këta persona janë kontaktuar nëpërmjet telefonit. Po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, nëpërmjet policisë këta persona do të vihen në izolim shtëpiak prej sot dhe nga nesër do t’u nënshtrohen testimeve për ndonjë infektim të mundshëm, dhe nëse rezultojnë pozitiv do të shtrohen për kurim. Ministri tha se po ashtu do të pyeten të gjithë këta persona me kë kanë pasur edhe këta të fundit kontakte me persona të tjerë. Ministri Filipçe bëri edhe një herë apel për qetësi dhe të mos krijohet panik.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/1015003195553335

Loading...

Shpërndaj me

Loading...