Fiku është kultivuar në botë për më shumë se 7000 vjet me rradhë.

Tharja e tyre ka mundësuar shpërndarjen e tyre në distanca të largëta të globit.

Fiku i thatë është i shëndetshëm sepse ofrojnë ushqyes të nevojshëm përfshirë këtu: hekurin, bakrin, magnezin dhe kalçiumin.

Të gjithë ushqyesit që gjenden tek fiku i thatë janë të rëndësishëm për sistemin tretës.

Fibra

Fibra tek fiku i thatë është një lloj karbohidrati kompleks i rëndësishëm për tretjen.

Kjo fibër nuk shpërbëhet por përthith ujin në stomak duke parandaluar kështu konstipacionin dhe duke lehtësuar lëvizjen e zorrëve.

Fibra rregullon problemet e ndryshme me tretjen dhe shuan inflamacionin në zorrë.

Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 7.3 gramë fibër ose 19 për qind të nevojës ditore të fibrës për meshkujt dhe 28 për qind të dozës ditore për gratë.

Kaliumi

Fiku i thatë përmiërson tretjen duke rritur sasitë e kaliumit në oranizëm.

Kaliumi luan një rol kyç tek funksionet e nervave.

Mijëra nerva lidhen me sistemin tretës dhe nxisin kontraktimin e muskujve që mundëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

Mungesa e kaliumit ndikon negativisht tek tretja dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë paralizim të zorrëve.

Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 507 miligramë kalium duke plotësuar 11 për qind të nevojës ditore për kalium.

Vitamina K

Një gjysëm filxhan çaji me fiq të thatë ofron 12 mikrogramë të vitaminës K.

Kjo sasi është e përafërt me 13 për qind të dozës së rekomanduar ditore për gratë dhe 10 për qind për burrat.

Vitamina K aktivizon proteinën që përmirëson rritjen e qelizave.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje në sistemin tretës.

Fiku i thatë është shumë i shijshëm dhe lehtësisht kombinohet me një sërë ushqimesh të ëmbla dhe të kripura.

Fiku i thatë shkon shumë me spinaqin, limonin, kinoan dhe menten./agrowb

Loading...

Shpërndaj me

Loading...