FIFA ka vendosur të ndryshojë rregulloren e saj në lidhje me racizmin në futboll dhe hyn menjëherë në fuqi vendimi për dyfishim dënimi, duke e çuar në 10 ndeshje minimumin e dënimit për racizëm, ndërsa gjoba minimale do të jetë 20.000 dollarë për shkeljen e parë të verifikuar ndaj një klubi apo federate. Po ashtu, futbollistët tashmë do të lejohen të marrin pjesë në seancat gjyqësore dhe të flasin në lidhje me episodet e racizmit. Ndryshimet vijnë pas shumë episodesh raciste shfaqur sezonin e fundit, në kampionate të ndryshme dhe në ndeshje ndërkombëtare. Sjellje diskriminuese dhe raciste në bazë të kodit të FIFA-s tashmë përfshin gjithçka që lidhet me “racën, ngjyrën e lëkurës, etninë, origjinën kombëtare apo shoqërore, gjininë, aftësi të kufizuar, orientimin seksual, gjuhën, besimin fetar, idetë politike, shëndetin, lindjen apo çdo lloj statusi apo arsyeje tjetër”. Në bazë të kodit të ri, FIFA mund të bllokojë merkaton për klubet që nuk arrijnë të shlyejnë borxhet në çështjet për të cilat kanë vendosur FIFA dhe CAS.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...