Egjipt-Uruguaj, do të arbitrohet nga Holandezi, Bjorn Kuipers, i cili ishte i pranishëm edhe në Brazil 2014 si dhe në kampionatin Europian 2016. Gianluca Rocchi është përcaktuar për të drejtuar ndeshjen e dytë të grupit B, ku Spanja do të përballet me Portugalinë. Pas debutimit të tij në FIFA në vitin 2008, Rocchi ka arbitruar gjysmëfinalen mes Meksikës dhe Japonisë, të luajtur për Olimpiadën e Londrës në vitin 2012. Për Marok-Iran është caktuar turku Cüneyt Cakir, i cili ka arbitruar gjysmëfinalen Holandë-Argjentinë në Botërorin e katër viteve më parë.

Shpërndaj me