Dështim për Gianni Infantinon, presidentin e FIFA-s, i cili propozoi fillimisht për Botërorin 2026 me 48 skuadra.

Ai nuk arriti të miratonte masën e tij që në Botërorin 2022 në Katar të luhej me 48 skuadra për shkak të bllokadës së vendosur nga shtetet fqinje.

FIFA, që e bëri të ditur këtë qëllim në mars, gjatë një takimi të këshillit të saj në Majemi, SHBA, në mbështetje të zgjerimit me 48 ekipe, bazuar në një studim fizibiliteti, njoftoi dje në mbrëmje se në situatën aktuale, një propozim i tillë nuk mund të zbatohej.

Projekti i Gianni Infantino po përballet me një pengesë të madhe gjeopolitike, me bllokadën e vendosur ndaj Katarit nga disa shtete fqinje.

Përfshirja e këtyre shteteve në organizimin e kompeticionit sportiv në mënyrë të koordinuar me Katarin nënkupton heqjen e kësaj bllokade, veçanërisht heqjen e kufizimeve mbi lëvizjen e personave dhe mallrave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...