Fidan Aliti, mbrojtësi titullar në radhët e Kallmarit në Suedi, është shprehur optimist para sfidës me Çekinë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është pak si finale. Unë besoj te ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë do t’ia dalim. Ne e dimë çfarë kualitete ka Çekia sepse luajtëm edhe në fushën tonë kundër tyre. Nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë kualitete dhe eksperiencë, por nëse luajmë në grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv. Kemi pika të forta në disa reparte, por ne punojmë në grup. Kemi futbollistë, që mund të shënojnë, por edhe mbrojnë shumë mirë. Bashkimi si grup na ka sjellë këtu ku jemi. Kemi nga 2-3 lojtarë që mund të luajnë në çdo rol në fushën e lojës”,  tha  shtatlarti Fidan Aliti në mbyllje të konferencës në prag të sfidës në Çeki.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...