Sebastian Fetel e mbylli garën e Çmimit të Madh të Kinës në vendin e tetë, një garë që e nisi nga “pole position”. Në këtë rezultat ndikoi edhe aksidenti që pati me Maks Verstapenin në 11 xhiro nga fundi, duke dëmtuar makinën dhe humbur disa pozicione (ndodhej i treti).

Pas kontaktit makina nuk ishte më e balancuar dhe ishte e vështirë të qëndroja në pistë. Por këto aksidente janë pjesë e garës. Ndonjëherë garat shkojnë për mbarë, ndonjëherë shkojën ters nga këto episode”, tha Fettel.

Piloti gjerman i Ferrarit mendon se ai aksident mund të mos ndodhte nëse nuk do të kishte humbur kryesimin e garës, pas ndalesës që bëri për ndërrimin e gomave. Aty ai humbi shumë kohë, duke dalë pas Valteri Botas.

Loading...

Shpërndaj me