Disa orë më parë, Amarda Toska ndau në Instagram disa pamje nga festa në shtëpinë e tyre, pasi vogëlushja Sia ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Megjithëse për shkak të situatës së krijuar në vend kanë qëndruar në shtëpi, ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për të voglën, të cilën e thërrasin “Sia dashuria”, çifti kishte përgatitur gjithçka për një ditëlindje sa më speciale. Torta e ditëlindjes së Sias ishte me kukullat e saj të preferuara, arushat, ndërsa vogëlushja ishte veshur me rroba rozë njësoj si torta.

“Dhe keshtu perfundon dita sot per ne…#siadashuria 🌸🎂🧁

Në shtëpi dhe e lumtur! #unerrineshtepi”- shkruan Ami krahas videos, duke dhënë edhe një mesazh ndërgjegjësimi për ndjekësit e saj.

Megjithëse jemi të detyruar të vetëizolohemi në shtëpi, ky është një shembull i mirë se njëri-tjetri na mjafton për të qenë të lumtur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...