Kur ka mbetur edhe një garë nga mbyllja e sezonit në Formula 1, Ferrari, mund të krenohet me një çmim, atë të “Pilotit më të shpejtë”. Ky çmim iu dha pilotit Sharll Leklerkut, që këtë sezon ka arritur 7 “pole position”, si askush tjetër. Pas tij, për momentin renditet Valteri Bottas me 5 “pole”, Luis Hamilton me 4, ndërsa Sebastian Fetel e Maks Verstapen kanë arritur 2 herë të sigurojnë “pole” këtë sezon. Leklerk është në sezonin e tij të parë me Ferrarin dhe ky rezultat është padyshim një ogur i mirë për të në të ardhmen. Gjithsesi, edhe pse siguroi 7 “pole”, monogasku ka arritur vetëm në dy raste t’i kthejë ato paraqitje të mira të së shtunës në fitore gjatë ditës së diel, në Spa dhe Monza.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...