Ferrari ka dalë në krye të provave që janë zhvilluar këtë mesditë në Barcelonë. Sebastian Vettel përfundoi një seri garash duke bërë xhiron më të shpejtë për 1 minutë e 17.1825 sekonda. Kohr rekorde e gjermanit, e cila është jozyrtare, sepse kohët e xhirove në testime nuk janë të njohura, ishte më shumë se një sekond më i shpejtë se piloti i Haas, Kevin Magnussen, i cili e vendosi kohën më të mirë në supersofts. Mercedes kishte mëngjesin më produktiv, me Valtteri Bottas duke u përqëndruar në vozitje me goma të mesme, ndërsa ai arriti 97 xhiro përpara dorëzimit të makinës tek Leëis Hamilton.Gara e parë zyrtare zhvillohet me 25 mars, Melbourne Grand Prix, për çmimin e madh të Australisë.

Shpërndaj me