Feronikeli i ka dhënë një shkelm krizës me një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e kësaj jave kundër Prishtinës, një pretendente në luftën për pozitat e larta në klasifikim. Kampionët në fuqi të Kosovës, të udhëhequr tashëm nga Agim Sopi, kanë fituar 3-2 me përmbysje në minutat e fundit në transfertë, të udhëhequr nga dy ish-futbollistë të Kukësit. Ndeshja filloi me golin e shpejtë të Ahmed Januzit me penallti, që në minutën e dytë të saj, por pak minuta më vonë ishte Zhan Karioka, ish-sulmuesi i Kukësi ai që vendosi barazinë në shifra. Goli i radhës do të vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Miftarajn që kaloi përsëri në epërsi vendasit. Rezultati u barazua në minutën e 59-të nga një tjetër ish-lojtar i Kukësit, Lapidar Lladrovci, i cili shënoi me kokë. Në minutën e 88 erdhi edhe goli që vulosi sfidën me Zhan Kariokën i cili dribloi në zonë dhe duke kaluar portierin Bekaj çoi topin në rrjetë. 3-2 për Feronikelin dhe kthim përsëri në garë, duke mbajtur gjallë shpresat se mund të luftojë përsëri edhe në këtë edicion për titullin kampion. (vipsport.al)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...