Feronikeli e ka mposhtur me rezultat minimal (1-0) skuadrën e Lincoln Red Imps, në ndeshjen gjysmëfinale e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se u mendua një ndeshje e lehtë për skuadrën e Zekirja Ramadanit, në fushë u tregua krejt tjetër gjë. Feronikeli golin e fitores e shënoi vetëm pas tre minutave me Mendurim Hotin. Megjithatë, kjo ishte fitorja e parë e skuadrës nga Drenasi në Ligën e Kampionëve. Pas dy dite, Feronikeli do të ndeshet me kampionin e Andorrës, Santa Coloma në finalen e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve. (Foto: Insajderi)

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...