Skuadra kampione e Kosovës do ta nisë turi paraeliminator në Ligën e Kampionëve me përballje në mes 4 kampionëve nga kampionatet më të dobët në Europë, në bazë të renditjes së UEFA-s. Në bazë të shortit të hedhur në Nion, Feronikeli, kampion në sezonin e fundit në Kosovë, do të përballet më 25 qershor me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen kampionet e Andorrës dhe San Marinos, FC Santa Coloma e Tre Penne. Gjithçka e lehtë në pamje të parë për Feronikelin, sepse rivalët janë amatorë dhe mbi të gjitha këtë vit do të luhet në Prishtinë. Finalja do të zhvillohet më 28 qershor, fituesi shkon në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa 3 ekipet e tjera kalojnë në Liga Europa, edhe kjo një risi.

Turi paraeliminator

GJYSMËFINALE

Feronikeli (KOS) – Lincoln Red Imps (GIB)

Tre Penne (SMR) – FC Santa Coloma (AND)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...