Skuadra e Feronikelit i dha fund aventurës në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Kosovës u eliminuan në turin e parë eliminator, teksa u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-1 nga skuadra uellsiane e TNS. Skuadra nga Kosova do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Europa League. Në këtë fazë të Ligës së Europës, Feronikeli do të përballet me të eliminuarën e çiftit mes Sutjeskës së Malit të Zi dhe Sllovan Bratisllavës së Sllovakisë. Ndërkohë, takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në Sllovaki, ka përfunduar në barazim 1-1 dhe sfida mbetet e hapur, ndërsa tashmë të interesuar për rezultatin do të jenë edhe pjesëtarët e Feronikelit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...