Ekipi i drejtuar nga Zekirja Ramadani, Feronikeli, synon që këtë vit të fitojë kampionatin, si dhe Kupën e Kosovës, në mënyrë që të sigurojë një vend për në garat evropiane.

Mund të themi se duhet të jemi të kënaqur pas asaj që kemi punuar dhe serioziteti i futbollistëve më bënë që të jem i kënaqur dhe të kem një motiv për punë, në çdo stërvitje kanë qenë shumë të motivuar”, pohoi ai për “Koha.net”.

Ramadani është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion dhe thotë se s’ka nevojë për përforcime.

I vetmi që është konfirmuar është Kone, dhe ai vjen ditën e hënë fillon me ekipin, dhe unë mendoj që kontingjentin që kemi ne, nuk kemi nevojë për shumë përforcime duke e parë edhe rezultatet ku jemi, d.m.th që i kaluam në stinorin vjeshtor kishim rezultate mjaftë të mira, kemi një konkurrencë të shëndosh dhe nuk kemi nevojë për të bërë shumë lëvizje se dihet që edhe në janar nuk mund të bëjmë edhe shumë lëvizje, pasi që dihet se shumica e lojtarëve kualitativ janë me kontrata dhe neve nuk na nevojitet numër ose një lojtar i cili është i barabartë me lojtarët që kemi”, vazhdoi Ramadani.

Feronikeli pasi të kthehet nga Turqia, ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Ferizajn për Kupën e Kosovës, duke tentuar ta fitojë atë dhe të kualifikohet në raundin tjetër.

Loading...

Shpërndaj me