Çmime të ulëta të blerjes, konkurrenca jolegale dhe mungesa e prodhimit kontraktues, janë problemet kryesore për fermerët. Dhjetë vitet e fundit, imazhi për bujqësinë nuk ka qenë i mirë, çmimet e prodhimit po rriten dhe blerjet po bien, thonë nga Federata Kombëtare e Fermerëve. Sipas Federatës, shteti dështoi këtë vit në furnizimin me ujë, kështu që viti i thatë uli cilësinë e produkteve nga 50 deri në 70 për qind. Vitin 2019 do ta përfundojnë si një vit me probleme të vjetra.

Më të rrezikuara janë disa kultura të caktuara, gruri si drithi më i rëndësishme i përhapur kudo, rrushi dhe domatet si kultura më tipike në rajonin tonë, jonxha dhe molla si frutat më të rëndësishëm për rajonin e Prespës dhe natyrisht shfaqja e sëmundjeve të reja të kafshëve në të gjithë vendin. Theks i madh duhet të vendoset në rindërtimin dhe modernizimin e rrjeteve të furnizimit me ujë në të gjithë vendin tonë, sepse këtë vit të thatë që kaloi dhe problemet që kemi pasur kanë kontribuar në uljen e rendimenteve dhe cilësinë e disa produkteve bujqësore- tha Vasko Mojsovska, kryetare e FKF-së.

Nga Federata theksojnë se derisa nuk ndryshon lakmia e ndërmarrjeve të mëdha blerëse, bujqësia në vend do të ngecë. Sipas Federatës, shqetëson fakti që importi i produkteve nga jashtë po rritet për  tetë herë më shpejt sesa eksportet, që do të thotë se ekziston rreziku që bujqësia në vend së shpejti të shuhet. Aktualisht, rreth 180.000 familje mbijetojnë nga bujqësia.

Andrea Çobanova 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...