Mesfushori tetovar, Ferhan Hasani, është futbollisti i ri i skuadrës finlandeze, Helsinki. Mesfushori 29 vjeçar firmosi kontratë një vjeçare me skuadrën finlandeze, me obcion që e njëjta të vazhdohet edhe për një vit. HJK Helsinki do të jetë klubi i pestë nga po aq shtete të ndryshme në karrierën e Hasanit. Përveç klubit amë Shkëndijës, Ferhan Hasani ka veshur fanellën e Volfsburgut në Gjermani, Brondbit në Danimarkë dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës “Al Raed” në Arabinë Saudite.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...