Ish-trajneri i Mançester Junajtedit, Sir Aleks Ferguson, akuzohet se ka fiksuar rezultatin e një ndeshjeje, pasi një menaxher i ka dhuruar skocezit të mirënjohur një orë të shtrenjtë, me vlerë 30 mijë stërlina. Ky fakt u zbulua të enjten në gjykatë, aty ku po gjykohet për ryshfet agjenti “i korruptuar”,Xhusepe Paljara. Ky i fundit, 64 vjeç, e paraqiti ankesën me një bisedë të regjistruar në fshehtësi nga një gazetar i panjohur. Agjenti, gjithashtu, thotë se Ferguson ka punuar me agjentë lojtarësh për të fituar para nga marrëveshjet e transferimeve. Paljiara është në gjyq për ryshfet, së bashku me agjentët e tjerë, Daks Prajs dhe Tomi Rajt, ish-ndihmësin e trajnerit kryesor të Barnslit FC. Prokurori Brian O’Neill e hapi gjyqin të enjten, duke thënë se zotërinjtë në fjalë kishin dalë në hetimin e gjerë për korrupsionin në futboll, i cili përfshinte edhe ish-trajnerin e Anglisë, Sam Allardyce.

Prokurori O’Neill, i pyetur nga “Mirror” se si doli emri i Fergusonit, sqaroi: “Në përfundimit të takimit me reporterin e panjohur, Paljiara filloi të fliste për atë që mund të quhet edhe si kritikë ndaj Sir Aleks Ferguson, duke e akuzuar atë se kishte bashkëpunuar me të për të fiksuar rezultatin e një ndeshjeje futbolli me Juventusin në Ligën Kampionëve, një klub me të cilin ai ishte i lidhur. Agjenti italian e kishte shpërblyer atë me një orë të shtrenjtë “Rolex”, me vlerë 30.000 stërlina. Paljiara vazhdoi ta akuzonte Sir Aleks Ferguson se kishte marrë para edhe për marrëveshjet e transferimeve të futbollistëve. Ai pretendoi se e kishte paguar Fergusonin edhe më parë.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...