Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e ka të sigurt kalimin te Fenerbahçe sipas asaj që shkruajnë mediet turke. Fenerbahçe e ka pikasur lojtarin shqiptar dhe kërkon ta rrëmbejë për sezonin tjetër, pavarësisht problemeve ekonomike që kanë hasur këtë edicion futbollistik. Gjigantët turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit dhe do t’i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon. Kjo është një rritje progresive për Muriqin, i cili atualisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme. Sulmuesi shqiptarë e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në Turqi me ekipin e Giresunsporit. Ai kaloi më tej te skuadra e Gençlerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...