Vedat Muriqi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme te Fenerbahçe dhe Kosova. Sulmuesi shtatëlart realizoi dy gola në tri xhirot e para në kampionatin turk, ndërsa me Kosovën shënoi Çekisë dhe Anglisë, përfshi edhe dy asistime. Forma e mirë e tij ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Totenham Hotspur dhe Atletiko Madrid. Tani skuadra e Fenerbahçe kërkon një shumë të lartë për shitjen e tij. Sipas “Star Sport”, Fenerbahçe do të kërkojë 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas, transmeton lajmi.net.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...