Priyanka Chopra, e cila dikur fitoi titullin e Miss World, kujton adoleshencën e saj, periudhë kjo për të cilën thotë se nuk ishte e lehtë.

Aktorja dhe modeli që aktualisht është duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Hollywood, ka vendosur të flasë sinqerisht për dhunën e shokëve të saj në shkollën e mesme.

“Unë isha objekt i abuzuesve që më fyenin për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe origjinës indiane. Ata më thanë të kthehesha nga vendi ku kam ardhur dhe më quanin “Brown”. Kjo ndikoi në vetëbesimin tim dhe mori kohë për t’u rikuperuar. Kjo është arsyeja pse dua të ndikoj njerëzit për të kuptuar se sa të pasur jemi në diversitet. Uroj që fëmijët e mi të mos rriten në një botë të tillë një ditë. Unë dua të ndryshoj mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sjellin dallime kulturore. Ne të gjithë duhet të përfshihemi”, tha 36-vjeçara.

Edhe pse ofenduar nga fyerjet, Priyanka këmbëngul në edukimin e këtyre njerëzve për t’u njohur me vendin e saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...