Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë po zhvillohet normalisht pavarësisht thirrjeve të Institucioneve përgjegjëse për mos pranim të fëmijëve të pa vaksinuar. Situata e fundit e mos sjelljes së një vendimi të prerë nga Qeveria për këtë çështje ka lënë në udhëkryq drejtuesit e shkollave. Disa nga Shkollat që vizitoi ekipi i Alsat regjistrojnë të gjithë fëmijët në klasën e parë, edhe ata të pa vaksinuar, por në lista të veçanta me kusht që deri në shtator të kompletojnë kartonin vaksinal. Në shkollën fillore “Skënderbeu në Haraçinë” janë regjistruar 80 fëmijë, prej të cilëve 3 me karton vaksinal të pakompletuar.

Deri tash, në shkollën tonë, në komunën e Haraçinës i kemi gjithsej 250 nxënës për regjistrim. Deri tash janë regjistruar diku 80 fëmijë, këta janë me dokumentacion të plotë duke përfshirë edhe vaksinat. Disa që ende nuk i kanë kryer ato obligime që duhet të kryhen i kemi lënë anash, presim që deri në fund ti dorëzojnë. Nuk i kemi regjistrua derisa nuk i kompletojnë, me kusht I kemi lënë anash që të na sjellin dokumentin – tha Azem Aki, drejtor i Sh.f “Skënderbeu”.

Në shkollën fillore “11 Tetori” në Qendër akoma nuk janë paraqitur për regjistrim në klasë të parë fëmijë të pa vaksinuar. Në raste të tilla, nga udhëheqësia e shkollës thanë se do të veprojnë në bazë njoftimeve nga institucionet përgjegjëse, mirëpo duke nënvizuar se fëmijët e pa vaksinuar do të regjistrohen në listë të veçantë.

Kishim dy raste ku prindërit u konsultuan çfarë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët për shkak të disa problemeve të caktuara shëndetësore kanë rekomandim nga mjekët që mos ti pranojnë, posaçërisht bëhet fjalë për MRP vaksinën. Tani presim, sepse deri tani kemi vepruar sipas udhëzimeve që na janë dhënë nga institucionet përgjegjëse dhe do të jemi në vijim me të gjitha ato ndryshime që bëhen dhe do të jemi në dispozicion të të gjithë nxënësve – u shpreh Danica Bllazheska, drejtore e Sh.f “11 Tetori”.

Ministri i shëndetësisë këmbëngulë në vaksinimin e fëmijëve. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit.

Kur I kemi të gjitha instrumentet në dorë, kur kjo është e paraparë me ligj dhe është e detyrueshme të jepet ky vërtetim për vaksinat, nuk guxojmë të qëndrojmë sy mbyllur ose të bëjmë lëshime dhe të na ndodhin epidemi të këtilla me raste vdekje – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vendimi përfundimtar për pranim ose jo të fëmijëve të pa vaksinuar në klasë të parë pritet të merret në seancën e Qeverisë.

Melihate Rrustemi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...