Fëmijët e kopshtit “Fidani”, objekti “Pitër Pan”, vizituan sot Televizionin Alsat, ku u njohën nga afër me procesin e punës në media.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësi të dëgjojnë nga afër se si funksion një televizion, cila është struktura e tij organizative, çfarë punë bën redaksia e lajmeve dhe redaksitë e tjera si ajo e programit zbavitës dhe gjithashtu u njohën edhe me funksionimin e platformës online të televizionit.

Ata kishin mundësi që të shohin edhe studiot dhe ambientet e punës, në të cilat punojnë gazetarët dhe redaktorët e lajmeve si dhe stafit teknik, që për ta ishte risi meqë për herë të parë ishin në vizitë në një media.

 

 

Loading...

Shpërndaj me