Pak ditë pasi deklaroi se është operuar në gjurin e djathtë dhe se do të mungojë për 3-4 muaj, Roxher Federer ka befasuar në një intervistë për “BBC” duke folur për të ardhmen e tij. I pyetur se çfarë pëlqen të bëjë pasi të largohet përfundimisht nga tenisi, zvicerani ka dhënë një përgjigje befasuese.

“Të mësojë një vegël muzikore, të mësojë të gatuaj si dhe të mësojë një gjuhë tjetër të huaj. Besoj se do të kem kohën e mjaftueshme për të mësuar një instrument muzikor. Më pëlqen të luaj muzikë. Do ta nis nga zero në një sektor tjetër për të provuar se sa i aftë jam. Ndoshta do të ulem dhe mësoj një gjuhë tjetër të huaj dhe të vizitoj vende që nuk i kam parë kurrë më parë. Apo të mësoj të gatuaj, pasi fëmijët e mi e pëlqejnë shumë kuzhinën”, tha Federer.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...