Skuadra e Bregallnicës siguroi e para kualifkimin në 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, duke vendosur një rekord të ri në futbollin vendor. Skuadra nga Shtipi shënoi fitore me 22-0 në terrenin e skuadrës “Novo Crnilishte”, edhe pse pjesa e parë u mbyll me vetëm gjashtë gola të shënuara, ndërsa në vazhdim u shënuan plot 16 gola! Pesë gola në këtë përballje shënoi Stojanov, ndërsa nga 4 gola shënuan Miçkovski dhe Nastevski. Sor zhvillohen dy përballjet e tjera, ku takohen Pehçeva dhe Pelisteri , si dhe uboteni dhe Tikveshi. Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohen 10 ndeshjet e tjera të 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë. Shkëndija, në transfertë takohet me Gostivarin, ndërsa Renova do të jetë mysafire e Kozhuvit. Ndërkohë FC Shkupi në terrenin e vet, në Çair përballet me Teteksin.

Kemi nesër ndeshjen e parë të Kupës dhe luajmë kundër Teteksit. Në situatë kur kualifikimi caktohet me një ndeshje, ne do të mundohemi të japim maksimumin për të fituar dhe të sigurojmë raundin e dytë. Ambiciet tona në Kupë këtë sezon janë që të arrijmë sa më lartë. Shpresojmë që me fitore në ndeshjen e nesërme ta rikthejmë vetbesimin në skuadër pas asaj humbje me Rabotniçkin dhe të vazhdojmë drejt sukseseve tjera” tha mes tjerash Fatih Ismaili, mbrojtësi i FC Shkupi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...