Skuadra e Shkupit zhvilloi ndeshjen e parë në përgatitjet në Turqi, mirëpo nuk arriti që të tund rrjetën e skuadrës kundërshtarë, të Nefçit nga Kirgistani. Skuadra nga Çairi zhvilloi dy ndeshje miqësore , kundër Dritës dhe Flamurtarit, por edhe në ato ndeshje nuk shënoi gol, ndërsa me të njëjtin avaz vazhdoi edhe në Turqi. Skuadra e Shkupit kishte gjasa të mira që të shënojë fitore, prëmes Dembos dhe Isenit, por këto rast nuk u realuzuan. Sfida e ardhshme do të jetë ndaj Çelikut nga BeH, më 29 janar. Kjo skuadër konfirmoi se ka firmosur kontratë me brazilianin Bianor Neto , portierin Filip Lazarevskin dhe 18 vjeçarin Ramin Alili.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...