Periudhën e pauzës dy javore në kampionatin vendor, FC Shkupi do ta shfrytëzojë, duke organizuar dy ndeshje kontrolluese. Bardhekaltërit të mërkurën do të ‘testohen’ përball skuadrës të të  rinjëve të Shkupit, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:00. Ndërkohë takimin e dytë kontrollues e luajnë përballë skuadrës së Ferizajit që garon në Superligën e Kosovës. Takimi ‘testues’ me ekipin kosovar do ta zhvillojnë të shtunën në Çair, nga ora 14:30. Përballja e parë pas dy testeve kontrolluese, FC Shkupi do të zhvillojë më 19 tetor në Veles kundër Borecit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...