Një ndër vlogerat e parë shqiptar në RMV, Faton Islami apo “Phatooni” i cili është bashkë autor dhe drejtues i emisionit “Non Stop” në Alsat, ka vendosur që të futet në industrinë e muzikës. Gjinia të cilit i përket ai është “Hip-Hop/Rap”.

Edhe pse kohës fundit tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë pasurohet me emra të rinj që vendosin të futen në tregun tonë të muzikës, fakti se Phatooni nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar, i ka ndihmuar atij që këtë rrugëtim ta ketë më të lehtë e kjo mund të dëshmohet me atë se vetëm pak orë pas publikimit të projektit të tij të parë të këtij lloji, e njëjta filloi të shpërndahet nga një numër i madh i fansave të tij e që arriti të kap mijëra klikime për shumë pak orë.

Faton Islami aka Phatooni me stilin e tij të veçantë, premton shumë në industrinë e muzikës, gjegjësisht në zhanrin “Hip-Hop/Rap”. Ai këtë rrugëtim e filloi mbarë me këngën e titulluar “Deri Tash”, tekstin e të cilës e ka shkruar vet ai, muzikën Dj Nago kurse për videoklipin është përkujdesur “Blackroom”.

Per rrugëtimin e tij muzikor ai thotë: “9Mesazhi kryesor i këngës është që të tregohet shndërrimi i karakterit të Fatonit nga ai komik në atë serioz, përmes “vrasjes” së karakterit të vjetër dhe lindjes së karakterit të ri”.
Pavarësisht kësaj ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe me krijimet e tij jo muzikore si vloger ose ne TV.

Loading...

Shpërndaj me