Ecuria pozitive në grupin kualifikues të Euro 2020 ka rritur entuziasmin në kampin e përfaqësueses së Kosovës. 

Dardanët mbajnë vendin e dytë me 8 pikë pas 4 ndeshjeve, dy pikë më shumë se Republika Çeke dhe 6 nga Mali i Zi dhe Bullgaria. Kur  kanë mbetur edhe 4 takime, gjasat që Kosova të kualifikohet si një prej dy skuadrave më të mira të grupit A janë të mëdha. 

E në këtë situatë, aktori i humorit kosovar, Fatmir Spahiu ka bërë një kërkesë të veçantë te drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Në letrën e hapur, ai i ka kërkuar presidentit dhe sekretarit të Federatës që të gjejnë uniforma të përmasave të mëdha, 6XXL, pasi në këtë mënyrë nuk do të ketë diskriminor peshor ndaj tij dhe personave të shëndoshë. 

“Leter e hapur!

Presidentit te Federates se futbollit Kosoves,

z. Agim Ademi

Sekretarit,

z. Eroll Salihu

Duke i pare potencialin dhe fuqine tone per kualifikim te sigurt ne kampionatin Europian. Ju drejtohem me kete kerkese;

Urgjent;

4 ndresa te te gjitha llojeve, brenda dhe jasht 6XXL Me kete akt ju do te ndalnit edhe diskriminimin peshor ndaj nesh.

P.S Nuk shkohet me xhemper te vunices ne europian.

Mendooooj… Diten e mire! Me respekt

Fatmir Spahiu

Ish Miss Spanja 2013”-shkruan Spahiu.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...