Lëndimet e shpeshta të qytetarëve në vendet e tyre të punës dëshmojnë mos respektimin e rregullave për mbrojtje gjatë punës. Hulumtimet e ekspertëve nga sfera e të drejtës së punës ka treguar se ligjet në letër janë të mira, por ato nuk zbatohen në praktikë. Fajtorë për pasojat e padëshiruara janë si punëdhënësit ashtu edhe punëtorët. Vërejtje rreth kësaj problematike përveç ekspertëve vendor kanë edhe institucionet e huaja. Përmirësimi i gjendjes është i mundur vetëm përmes kontratave kolektive.

Kontrata kolektive edhe pse mban emrin kontratë, ajo me fuqinë e saj juridike kur të ndodhë ka fuqinë e ligjit. Prandaj është shumë e rëndësishme, instrument shumë i rëndësishëm juridik ku nga njëra anë punëtorët dhe nga ana tjetër punëdhënësit mund t’i rregullojnë çështjet që u interesojnë- deklaroi profesor universitar Lazar Jovevski.

Të dhënat e hulumtimit që është bërë në vitin 2018 kanë treguar se në vendin e punës janë lënduar 124 punëtorë, ndërsa 33 e kanë humbur jetën.

Nevojitet shumë më tepër të punohet në terren. Nevojitet të punohet në edukimin edhe të punëtorit edhe të punëdhënësit dhe të tregohet se mbrojtja dhe siguria gjatë punës është proces shumë i rëndësishëm që kërkon sinergji, respektivisht punë të përbashkët si nga ana e punëtorit është edhe nga ana e punëdhënësit- tha avokati Vladimir Brangievski.

Numri më i madh i punëtorëve që kanë humbur jetën janë shënuar në fushën e industrisë, bujqësisë, në ndërtimtari, transport dhe metalurgjinë e zezë.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...