Fatjon Jusufi është përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton verore. 23 vjeçari firmosi kontratën një vjeçare me obcion që ajo të vazhdohet për edhe një vit tjetër. Jusufi nisi karrierën te skuadra e Renovës, para se të kalojë në radhët e skuadrës së Partizanit në Tiranë. Ndërkohë sezonin e kaloi te skuadra e Gyumri në kampionatit e futbollit të Armenisë. Ndryshe Fatjon Jusufi luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë dhe në vetëm 110 minuta të zhvilluara në Armeni, ka arritur të shënojë një gol, pasi që pjesën më të madhe të sezonit e kaloi në rikuperim nga lëndimi i marë në sfidën e dytë, ndaj Araratit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...