Dallimet mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike mund të tejkalohen me vendim politik i cili do të dal nga takimi i liderëve. Kryeministri Zoran Zaev thekson se Qeveria posedon një vendim, i cili do të harmonizohet me opozitën në takim liderësh.

Kemi vendime politike të cilat duhet t’i marrim dhe për këtë arsye duhet takim i liderëve për Ligjin për Prokurorinë Publike – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev do të takojë ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska për t’u njoftuar nga takimet e deritanishme të grupeve të punës. Zaev thotë se edhe pse vendimi ekziston duhet të ketë konsensus mes grupeve pa nevojën për intervenimin e liderëve.

Ideja është që të përfundojmë në kohë. Në rast se bisedimet ecin sipas planit, ne liderët e dy partive politike do të ulemi dhe të marrim vendimin përfundimtar. Dua të theksoj se neve dëshirojmë konsensus edhe për këtë ligj ashtu si për ligjet tjera – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Bisedimet për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike mes pushtetit dhe opozitës ngecën pasi palët nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre. Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105 t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Ajo gjithashtu kërkon që propozimi të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa më pas të ndërhyhet për plotësimin e tij. Nga ana tjetër pushteti nuk heq dorë nga statusi i Prokurorisë Speciale Publike dhe punën e saj si organ i pavarur në kuadër të Prokurorisë Publike. Ministria e Drejtësisë propozon që ligji të dorëzohet në Komisionin e Venecias por pas miratimit, ndërsa më pas të ketë ndryshime në bazë të mendimeve nga komisioni.

Adrian Kerimi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...