Orët e fundit, në rrjet ka qarkulluar një video e reperes Tayna teksa performonte në njërin prej koncerteve të saj. Asaj i ishin zgjidhur lidhëset e takave teksa këndonte dhe një fanse shumë bujare e ka ndihmuar reperen duke ia lidhur ato.

Vajza në fjalë nuk i ka rënë në sy reperes gjatë performancës, mirëpo pasi videoja u bë virale Tayna nuk mundi të mos e falenderonte atë publikisht.

Pasi ka parë videon, reperja është prekur nga ky gjest dhe e ka ndarë me fansat e saj në InstaStory.

“I dua me të vërtetë fansat e mi! Sinqerisht e vlerësoj të gjithë dashurinë që më jepni! Faleminderit vajzës në fjalë! Kushdo që je, ta ha zemrën. Bota ka nevojë për më shumë femra si ty.”- shkruan Tayna e emocionuar.

Reperja është në një periudhë koncertesh dhe ditën e djeshme tregoi sa krenar ndihet babai i saj për punën e palodhur të së bijës, duke publikuar disa biseda private mes tyre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...