Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptaret më të dashura dhe tashmë është kthyer në idhull për miliona njerëzve.

Këngëtarja ka fituar zemrat e tyre me zërin e saj të mrekullueshëm dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Për të treguar dashurinë ndaj Bebes, një prej fansave ka vendosur ta bëjë tatuazh. Juan Angel Cruz tatuazhoi portretin e yllit të muzikës pop në krah.

“Për ty mbretëresha ime,”- shkroi ai në postimin në Instagram.

Tepër e lumtur dhe e surprizuar nga ky gjest, ajo shkroi krahas fotos ku etiketonte fansin:

“O zot dedikim i vertete”

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që fansat bëjnë tatuazh portretin e idhujve të tyre. Duhet shumë guxim por vetëm fansat e vërtetë arrijnë ta bëjnë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...