Në Shangai është prodhuar fanella e dytë e Juventusit, e cila ndryshe nga ajo zyrtare, emrat e futbollistëve i ka të shkruar me shkronja kineze. 5 futbollistë të Juventusit, kanë tashmë fanellën e tyre me shkronjat e veçanta dhe kjo fanellë ka dalë menjëherë në shitje. Në total, janë vetëm 500 fanella të prodhuara dhe numri i fanellës, është i përbërë nga shenja zodiake të horoskopit kinez. Kështu, Ronaldo, Pjaniç, De Ligt, Rabio dhe Bernardeski do të kenë fanellat në versionin kinez dhe ato mund të blihen nga tifozët edhe online.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...