Barcelona dhe Nike kanë përgatitur fanellën e tretë për sezonin 2019-2020, e cila do ketë shumë përmbajtje historike të Katalonjës. Do jetë një fanellë e gjitha ngjyrë ari dhe me katër vija të kuqe. Ky do jetë një imazh i legjendës së Katalonjës, Guifre el Pilos, i cili konsiderohet si themeluesi i këtij rajoni. El Pilos luftoi mbi një fushë-betejë të artë që i kanë dhënë ngjyrë edhe fanellës, ndërsa vijat e kuqe simbolizojnë katër gishtat e tij të gjakosur pas betejës. Vendimi është marrë para se të kryheshin dy ndeshjet ndaj Real Madrid-it dhe gazeta “Sport” ka bërë me dije se kjo fanellë do të përdoret sezonin e ardhshëm në “El Clasico”. Katalonja është rajon që ka pasur probleme me Spanjën, pasi kanë kërkuar autonomi të rajonit të tyre dhe një fanellë e tillë me përmbajtje historike mund të nxisë debat të madh në Spanjë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...