Sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao, i afruar vetëm në fundin e merkatos së verës nga radhët e Monakos, ka lënë shenjë në ndeshjen e debutimit të tij, duke shënuar golin e vetëm në suksesin 1-0 të Gallatasarajit përballë Kasimpasha, një fitore e rëndësishme edhe për moralin para duelit në Ligën e Kampioneve në mesjavë ndaj Brizhit. Titullar në majën e sulmit të skuadrës së Gallatasarajit, Falkao gjeti golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 38 të sfidës, kur një gjuajtje e tij u devijua nga mbrojtësi Ben Jusef dhe përfundoi në rrjetë. Një gol i rëndë me vlerë tre pikësh për Gallatasarajin, që nuk e kishte nisur edhe aq mirë këtë edicion, por tani ndeshje pas ndeshje po mundohet të rifitojë formën e sezonit të kaluar, duke përfituar edhe nga entuziazmi që ka krijuar afrimi i një emri si Falkao.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...