Recep Tayyip Erdogan , Presidenti i Turiqsë është padyshim njeriu më i fuqishëm në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore. Rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta korrupsioni, autoritarizmi dhe ekstremizmi fetar, për çka edhe është dënuar me burg.

Në vitin 2002 Recep Tayyip Erdogan në bashkëpunim me Fethullah Gulen kanë arritur ta rrëzojnë regjimin ushtarak të Turqisë, ndërkohë në vitin 2012 ata prishen mardhëniet, dhe lëvizja Gulen në 2012 organizoi protesta më të mëdha kundër Erdoganit, derisa në 2016 tentoi të bëj grush-shtet, të cilin Presidenti i Turqisë ‘e shfrytëzoi’ për ta pastruar vendin nga rivalët e tij.

Në vazhdim ju sjellim 6 fakte që ndoshta nuk i keni ditur rreth të parit të Turqisë:

1.Kishte përkrahur sulmet e NATO-së në luftën e fundit në Kosovë, më 1999.

2.I burgosur për ‘kërcënim ndaj sekularizmit’ (ndarja e shtetit nga feja). Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

3.Erdogani ishte 4 vjet kryebashkiak i Stambollit, 11 vjet Kryeministër, ndërsa që nga 2014 është President i Turiqsë.

4.Ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.

5.Recep tayyip Erdogan, ka paraparë që Turqia në vitin 2030 të jetë vendi më i fuqishëm në botë, si në aspekt politik e poashtu edhe në atë ekonomik.

6.Arritja më e madhe politike e Erdoganit është marrëveshja paqësore dhe ndalja e gjakut që është bërë rreth Qipros dhe PKK (Ushtria e Punëtore të Turqisë), si dhe kërkim-falja që iu bë popullit armen për një krim që kishte ndodhur para më shumë se nëntë dekada.

Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...